Të drejtat

Në moshën e tretë ka rëndësi që të sqarohen pyetje të caktuara personale dhe juridike paraprakisht. Kush i sqaron pyetjet me kohë, është në gjendje të përfshihet në marrjen e vendimeve. Për shembull, se çfarë duhet të ndodhë në rast sëmundjeje, në nevojë për kujdestari ose në rast vdekjeje.

Porosia e parakujdesjes

Një porosi parakujdesjeje (Vorsorgeauftrag) është një rregullim shkrimor. Ai ndihmon, kur një person për shembull pas një aksidenti, gjatë një sëmundjeje ose në moshë të shtyrë nuk është më në gjendje të marrë vendime (paaftësia e të gjykuarit). Porosia e parakujdesjes ngarkon e një person apo zyrë të besueshme me detyrën e rregullimit të çështjeve personale. Kjo ose mund të bëhet përmes një deklarate me shkrim dore ose të përpilohet nga noteri. Porosia duhet të përshkruaje saktësisht, se për cilat detyra jepet autorizimi në të ardhmen. Porosia mund të ndryshohet ose të tërhiqet në çdo kohë. Autoriteti për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve (Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde KESB) shqyrton, nëse porosia është e vlefshme. KESB-ja mund të marrë masa për të mbrojtur interesat e personit, qe jep porosinë.

Autorizimi

Me një autorizim (Vollmacht) mund të lejoni, që një person ose zyrë të kryeje diçka për ju. Personi ose zyra, që merr autorizimin, lejohet të veprojë në emër të personit tjetër (personi autorizues, bevollmächtigende Person).

Ndryshe nga porosia e parakujdesjes, një autorizim hyn në fuqi menjëherë në këtë moment, kur ai jepet.

Autorizimi duhet të jepet në formë shkrimore. Personi, që e lëshon, mund ta ndryshojë ose ta ndalojë autorizimin në çdo kohë. Mund të caktohet saktësisht, se çfarë lejohet të bëjë personi tjetër ose zyra. Ka autorizime specifike (spezifische Vollmacht) për detyra të caktuara ose një autorizim të përgjithshëm (Generalvollmacht), me anë të të cilit personi tjetër apo zyra lejohet të kryejë gjithçka, që është e lejuar nga ligji.

Autorizimi përfundon normalisht me vdekjen e personit ose atëherë, kur personi nuk është më i aftë për të gjykuar (nicht mehr urteilsfähig).

Testamenti i pacientit

Një testament pacienti (Patientenverfügung) tregon vullnetin e pacientit për rastin, që ky më vonë nuk është më në gjendje të marrë më vendime. Atje shkruhet për shembull, se cilat trajtime mjekësore lejohen apo refuzohen nga pacienti, nëse dëshirohet një donacion organesh dhe se cilat dëshira ekzistojnë për varrimin. Është e rëndësishme të deklaroni të paktën një person të besueshëm tek të dhënat e kontaktit brenda formularit të testamentit të pacientit.

Testamenti

Radha ligjore e trashëgimisë cakton, se kush merr pasurinë dhe pronat e personit të vdekur. Nëse dikush dëshiron diçka tjetër, ai ose ajo mund të përpilojë një testament (Testament). Atje mund të ndryshohet radha ligjore e trashëgimisë. Në një testament mund të caktohet saktësisht, se kush synohet të marrë cilën pjesë. Sado bashkëshortët dhe fëmijët kanë gjithmonë të drejtë për të marrë një pjesë të caktuar. Kjo pjesë quhet pjesa e obligueshme (Pflichtteil). Një testament është atëherë e nevojshme, kur dikush nuk dëshiron, që ligji të përcaktojë çdo gjë. Rregullat e trashëgimisë ndodhen në Kodin Civil të Zvicrës (Schweizerisches Zivilgesetzbuch ZGB). Nëse nuk ekziston një testament, trashëgimia shpërndahet sipas rregullave të Kodit Civil.

Një testament mund të shkruhet me dorë. Me qëllim që të jetë e vlefshme, në të duhet të respektohen rregulla të caktuara. Një noter ose notere mund të ndihmojë, që testamenti të shkruhet në mënyrën e duhur dhe të vërtetohet (noterizimi, beglaubigen).

Rasti i vdekjes dhe varrimi

Nëse dikush vdes në shtëpi, atëherë mjekja ose mjeku familjar duhet të merret në telefon. Nëse ata nuk janë në dispozicion, duhet të merret shërbimi mjekësor për emergjencat në telefon (mjeku për emergjencat) në numrin 0800 401 501 (pa pagesë). Nëse një person vdes nga një aksident ose nëse një person i vdekur gjendet, atëherë duhet të informohet policia (numri telefonik 117).

Rasti i vdekjes duhet të regjistrohet brenda dy ditësh tek enti i varrosjeve (Bestattungsamt) në komunën e banimit. Pastaj enti i varrosjeve jep informacione për ecurinë e mëtejshme.

Familjarët duhet të informojnë gjithashtu zyra të ndryshme për rastin e vdekjes. Këtu bëjnë pjesë qiradhënësit, arka e pensionit (Pensionskasse), arka e shëndetësisë (Krankenkasse), bankat, sigurimet dhe mbase edhe institucione ose autoritete të tjera.

Për myslimane dhe myslimanë në Kantonin Aargau ka informacione specifike nga lidhja e myslimanëve në Aargau (VAM). Për shembull rreth temës së varrezave myslimane.