Me biçikletë / Në këmbë

Përmes një rrjeti të mirë të rrugëve për biçikleta, qarkullimi me biçikletë në Kantonin Aargau është shumë i këndshëm. Shumë të punësuar përdorin biçikletën për të shkuar në punë. Për këmbësorët dhe shtegëtarët ka shtigje të veçanta

Me këmbë ose me biçikletë (velo) në rrugëtim

Qytetet dhe komunat e Argaut janë atraktive për biçiklistët e për këmbësorët dhe jashtëzakonisht të sigurta. Për distanca të shkurtëra, shumë njerëz nuk e përdorin makinën. Ka shumë vende me rrugë të veçanta për biçikleta ose korsi biçikletash. Në kryqëzim të rrugëve, këmbësorët kanë gjithmonë përparësi para të gjitha automjeteve të transportit (përveç kur kjo është rregulluar me semaforë). Kantoni Aargau ofron shumë rrugë të bukura për ecje dhe shtegëtim në kohën e lirë. Rrugët e shtegtimit janë të shënjuara me shenja me ngjyrë verdhë.

Rregullat për ngasësit e biçikletave

Për ta ngarë biçikletën në Zvicër, nuk ka nevojë për leje të veçantë apo për provim. Në përgjithësi, aplikohen të njëjtat rregulla të qarkullimit rrugor si për shoferët e makinave. Nëse ka rrugë të veçantaose korsi për bicikleta, ato duhet të shfrytëzohen. Biçikleta duhet të jetë në rregull për të qarkulluar në trafik (duhet t'i ketë dy frenat në rregull, një zile, reflektues përpara dhe pas, në pedale, dritat përpara dhe pas). Bartja e helmetës nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme. Personat që udhëtojnë me biçikletë duhet të bëjnë një sigurimin privat përgjegjësie, pasi ata janë përgjegjës për dëmet që mund t'iu shkaktojnë tjerëve (personave apo pronës).

Mësimi për ngasjen e biçikletës

Ai që dëshiron të mësojë për ta ngarë biçikletën, mund të bëjë një kurs. Kurset ofrohen në të gjitha rajonet e kantonit nga shoqata Pro Velo. Për emigrantët dhe emigrantet ka kurse të veçanta në disa komuna. Biçikletat e përdorura me çmime të lira mund të blihen në tregjet e biçikletave (Velobörsen).

Bartja e biçikletave

Kush dëshiron të marrë një biçikletë me vete në tren ose autobus, duhet ta ketë një biletë të veçantë për këtë qëllim. Nuk është gjithmonë dhe kudo e mundur të marrësh biçikletën me vete. Në disa raste, duhet rezervuar një vend në tren për ta marrë biçikletën me vete.