Amësia dhe familja

Kushdo që ka fëmijë në Zvicër, mbështetet financiarisht përmes shtesave për fëmijë dhe arsimim. Gratë që punojnë kanë të drejtë për të paktën 14 javë pushim të paguar të lehonisë kur lindin fëmijë.

Pagesa për pushimin e lehonisë

Gratë që janë të punësuara në momentin e lindjes, kanë të drejtë në pushim me pagesë prej 14 javësh (Mutterschaftsurlaub). Gjatë kësaj kohe, atyre u paguhet të paktën 80 për qind e pagës. Gratë e papuna ose të paafta për punë duhet të drejtohen në degën e Sigurimeve Shoqërore të Komunës (Gemeindezweigstelle der Sozialversicherungsanstalt, SVA) për të parë nëse kantë të drejtë në këtë. Këtu ka rregulla të veçanta. Gjatë 8 javëve të para pas lindjes, nënat nuk lejohet të punojnë (Mbrojtja e nënave).

Pushimi për etër

Etërit pas lindjes së fëmijës kanë të drejtë në dy javë pushime me pagesë për etërit. Ndryshe nga pushimet e nënave, pushimet e etërve janë fleksibël: Ata mund ta marrin për një herë ose në ditë të ndryshme, por vetëm brenda gjashtë muajve pas lindjes së fëmijës.

Shtesat Familjare

Kush ka fëmijë mbështetet financiarisht nga Shtesat Familjare (Familienzulage). Këto paguhen si shtesa për fëmijë deri në moshën 16 vjeç dhe si ndihma për arsimim deri në moshën 25 vjeç si shtesa për arsimim. Të drejtë në këto ndihma kanë të gjithë prindërit që punojnë (edhe të vetëpunësuarit) ose prindërit që nuk punojnë dhe kanë shumë pak para në dispozicion. Për punëmarrësit, ndihmat familjare paguhen çdo muaj së bashku me pagën. Informata të tjera për Shtesat Familjare mund të japin punëdhënësi ose Dega e Komunës e Sigurimeve Shoqërore. Lartësia e Shtesave Familjare ndryshon sipas kantonit.