Ndihma sociale

Ndihma sociale i mbështetë njerëzit që kanë shumë pak para për të jetuar dhe nuk kanë asnjë ose shumë pak burime tjera financiare nga sigurimet shoqërore. Qëllimi është që njerëzit sa më shpejtë të jetë e mund të kujdesen sërish për veten e tyre. Kjo nuk ka të bëjë me një sigurim, por me një ndihmë nga shteti.

Ndihma sociale

Ndihma sociale (Sozialhilfe) i mbështetë të gjithë njerëzit në Zvicër që bien në nevojë. Ajo mbulon koston minimale të jetesës. Përveç ndihmës financiare, ajo ofron edhe këshillim. Qëllimi është që njerëzit të jenë sa më shpejtë të pavarur ekonomikisht. Ndihma sociale nuk paguan nëse dikush merr ndihma financiare të mjaftueshme të tjera për të financuar jetën e tij - si p.sh. pagesa nga arka e papunësisë (arka e papunësisë), pensioni, pagat ose mbështetje nga të afërmit. Ajo nuk i paguan as borxhet. Paratë duhet të kthehen nëse personi disponon përsëri mjaftueshëm burime financiare. Ndihma sociale financohet nga tatimpaguesit.

Të kërkosh ndihmë sociale

Ai që dëshiron të kërkojë ndihmë sociale, duhet të drejtohet te Shërbimi Social (Sozialdienst) i komunës ku banon. Atje duhet të deklarojë të ardhurat dhe pasurinë e tij/të saj. Pastaj, do të verifikohet e drejta për ndihmë. Autoritetet caktojnë shumën dhe llojin e ndihmës individualisht. Personat që japin informata të rreme ose fshehin diçka bëjnë veprim të paligjshëm. Shërbimi social e ka të drejtën të japë udhëzime dhe të vëj kushte. Nëse këto kushte nuk plotësohen, mund të ndërpritet ndihma. Pjesëmarrja në biseda këshilluese është e detyrueshme. Personi është i detyruar të bëjë gjithçka për të dalur nga situata e emergjencës.

Ndihmat për prindërinë

Ndihma për prindërinë (Elternschaftbeihilfe) është një ndihmë e veçantë për prindërit që kanë pak para, por nuk marrin ndihmë sociale. Ajo ndihmon nënën ose babanë për 6 muaj të kujdeset për fëmijën e tyre të lindur. Për të marrë ndihmën për prindërinë, duhet të keni jetuar në kantonin Aargau për të paktën një vit. Në maksimum 3 muaj pas lindjes, duhet të dorëzohet kërkesa te komuna e banimit.