Heqja e mbeturinave

Për heqjen e mbeturinave, përgjegjëse janë komunat. Prandaj, çdo komunë i ka rregullat e veta. Ndarja e mbeturinave vlerësohet, prandaj edhe ka vende të posaçme për mbledhjen e tyre."

Ndarja e mbeturinave / reciklimi

Ndarja e mbeturinave ndihmon në mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e parave. Ka pika të veçanta grumbullimi për mbetjet e riciklueshme ose ndotëse (letër, bateri, qelq, karton, mbetje të gjelbra, alumin, metal, tekstile, vaj, etj.). Këto mbeturina nuk bëjnë pjesë në mbeturinat shtëpiake. Çdo komunë ka planin e vet të trajtimit të mbeturinave (Entsorgungsplan) ose kalendarin e mbeturinave (Abfallkalender), i cili merret me rastin e rgjistrimit. Ai tregon se cilat mbetje, kur dhe ku mund të hidhen. Ndalohet djegia e mbeturinave ose hedhja e tyre në vende që nuk janë të destinuara për këtë qëllim. Shishet plastike (PET-Flaschen) dhe ambalazhe të tjera mund të hidhen pa pagesë pothuajse në të gjitha pikat e shitjes.

Thasët për mbeturina / Etiketat për mbeturina

Mbeturinat të cilat nuk mund të riciklohen (mbeturinat shtëpiake), duhet të hidhen në thasë zyrtarë për heqjen e mbeturinave ose thasë me shenja heqjeje të mbeturinave. Tarifa për heqjen e mbeturinave është përfshirë në çmimin e thasëve ose etiketave. Çdo komunë i ka thasët apo etiketat e veta, të cilat mund të blihen për shembull në qendrat tregtare dhe shitoret në komunë ose në vetë komunën. Thasët e mbeturinave duhet të vendosen në rrugë (ose në raste të rralla në pika tjera të grumbullimit) në ditë të caktuara të javës. Nuk lejohet grumbullimi i mbeturinave në ditë të tjera. Në ndërtesa me shumë banesa, ndodhë të ketë kontejnerë të veçantë për mbeturinat. Nëse keni pyetje, komuna ose fqinjët mund t'ju ndihmojnë.

Mbeturinat e veçanta

Mbeturinat e veçanta (Sonderabfëlle) duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë, pasi ato përmbajnë helme ose dëmtojnë mjedisin. Këtu përfshihen ngjyrat, produktet kimike, bateritë, pajisjet elektronike, llambat elektrike kursyese ose edhe medikamentet e skaduara. Ata nuk duhet të hidhen kurrë në mbeturinat e shtëpisë. Për shumicën e rasteve, ato mund të trajtohen aty ku janë blerë. Prodhuesi dhe tregtarët janë të detyruar t'i marrin këto mbeturina pa pagesë