Të gjësh banesës / shtëpi

Shumica e njerëzve në Zvicër jetojnë në banesa me qira. Kërkimi i një banese nuk është gjithmonë i thjeshtë dhe qiratë janë të larta.

Tregu i banesave

Shumica e banorëve të Zvicrës jetojnë në banesa të marrura me qira. Për shkak të mungesës së tokës për ndërtim, sidomos në qendra të komunave, nuk ka shumë banesa të lira. Çmimet e qirasë janë të larta. Nuk është e pazakonishme që të shpenzohet një e katërta e të ardhurave për qiranë. Mund të shpaguhet kërkimi i një apartamenti jashtë qendrave. Edhe qytetet më të vogla zakonisht janë të mirëlidhura me transportin publik.

Të kërkosh banesë / shtëpi

Ofertat për banesa mund të gjenden në shumë faqe interneti. Përveç kësaj, në gazetat lokale publikohen shpallje për palëvizshmëri (Immobilien) të ndryshme. Disa qiradhënës gjithashtu vendosin banesat e tyre pos në tabelat e njoftimeve në qendrat tregtare edhe në vende të tjera (si p.sh. në zyrat e komunave). Shumë banesa nuk publikohen në mënyrë të hapur, kështu që iu shpaguhet të pyesni te të afërmit apo te të njofshmit tuaj nëse kanë dijeni për ndonjë banesë të të lirë.

Aplikimi si qiramarrës

Kushdo që është i interesuar për një banesë, zakonisht kontakton qiradhënësin ose kompaninë e menaxhimit të pronës dhe cakton një takim për ta parë atë. Nëse i interesuari dëshiron të aplikojë për banesë, zakonisht duhet plotësuar një formular aplikimi. Përveç kësaj, shumica e pronarëve kërkojnë një ekstrakt nga regjistri i mbledhjes së borxheve dhe informacion të përafërt mbi të ardhurat. Kjo është për të kontrolluar aftësinë paguese. Ekstrakti mund të merret nga enti përgjegjës për mbledhjen e borxheve (Betreibungsamt.) Duke qenë se zakonisht ka shumë aplikantë për një apartament, këshillohet që të aplikoni për apartamente të ndryshme në të njëjtën kohë.

Të bleshë banesë / shtëpi

Të huajt, me leje qëndrimi të përhershme C (leje vendqëndrim C) mund të blejnë banesa ose shtëpi pa në kantonin Aargau kufizim. Kjo vlenë edhe për të gjithë qytetarët e BE/EFTA me leje qëndrim B. Njerëzit nga vendet tjera me leje qëndrimi B mund të blejnë një banesë apo shtëpi vetëm nëse jetojnë në të më pas. Nuk është e mundur që personat me lejeqëndrime tjera (L, F) (leje të tjera (L, F) të blejnë banesa apo shtëpi. Enti përkatës i regjistrimit të tokës jep informata më të detajuara (Grundbuchamt).