Barnatoret
Barnatoret shesin barna me recetë (të lëshuar nga mjeku) dhe të gjitha barnat e tjera. Për një sëmundje të lehtë rekomandohet të shkoni së pari në një barnatore. Farmacistet dhe farmacistët janë të shkolluar mirë dhe ofrojnë këshilla për klientët e tyre. Një barnatore emergjente është gjithmonë e hapur, kështu që mund të merrni barna edhe në raste emergjente. Për t}u informuar se cila barnatore emergjente është e hapur, mund të telefononi në numrin 0800 300 001 (pa pagesë).