Numri i përgjithshëm për emergjenca: 112
Me këtë numër mund të telefononi centralin e policisë për emergjencat. Sipas llojit të emergjencës policia informon edhe organe të tjera (p.sh. zjarrfikësit).
Numrat për emergjenca janë çdo ditë në dispozicion për 24 orë në ditë. Numrat e shkurtër (3 shifrorë) janë gjithmonë falas. Për numrat e tjerë, pagesa bëhet normalisht sipas tarifave të zakonshme të telefonit.
Me këtë numër mund të telefononi centralin e policisë për emergjencat. Sipas llojit të emergjencës policia informon edhe organe të tjera (p.sh. zjarrfikësit).
Me këtë numër kontaktoni centralin e policisë për emergjencat.
Me këtë numër kontaktoni centralin e zjarrfikësve në gatishmëri.
Në këtë numër kontaktoni centralin e intervenimit të Shërbimit të Shpëtimit.
Numri 144 duhet të telefonohet vetëm, nëse duhet ndihma e menjëhershme dhe një autoambulancë ose nëse nuk jeni në gjendje të vlerësoni situatën (p.sh. pas një aksidenti).
Për probleme të tjera mjekësore fillimisht duhet të kontaktohet një mjek familjar / një mjeke familjare. Jashtë orarit të punës, gjithmonë disa mjekë familjare janë në shërbim për emergjenca. Kush është në shërbim për emergjenca, kjo mund të dëgjohet si mesazh zanor në numrin e mjekut familjar ose të lexohet nëpër gazeta rajonale. Mund të telefononi edhe numrin kantonal për emergjenca 0800 401 501 (falas). Aty merrni këshilla mjekësore dhe drejtoheni drejt qendrës së duhur më të afërt (mjek, spital). Është gjithashtu e mundur të shkoni vetë në një stacion emergjence (spital / ordinancë emergjence).
Me këtë numër mund të mësoni, cilat barnatore janë në shërbim për emergjenca në Kantonin Aargau (Notfallapotheke). Atje mund të blini edhe ilaçe jashtë orareve të rregullta të punës.
Në këtë numër mësoni, cili dentist ose cila dentiste në Kantonin Aargau është në shërbim për emergjenca. Kujdes: Numri është në shërbim vetëm në fundjavë dhe në ditë festash.
Nëse është gëlltitur diçka helmuese ose dyshohet se është gëlltitur diçka helmuese, mjekët dhe profesionistët e specializuar ndihmojnë nëpërmjet këtij numri. Ata shpjegojnë, se çfarë duhet bërë në rast të një helmimi. Në një rast rreziku për jetën duhet të thirret menjëherë numri 144. Në faqen e internetit gjenden informata të hollësishme rreth temës helmet/helmimet.
"Telefoni 143" (Dora e zgjatur) është për personat, që dëshirojnë të flasin me dikë rreth problemeve të tyre, çfarëdo lloji qofshin ato (në gjermanisht, frëngjisht ose italisht). Mund të telefononi në situata krizash, por edhe në raste të çdo lloji vështirësie dhe shqetësimi tjetër. Biseda mbahet sekret dhe është anonime. Nëse dëshironi, mund të merrni informata edhe rreth ofertave të tjera të përshtatshme për ndihmë. Është gjithashtu e mundur ta kontaktoni përmes postës elektronike ose chat-it.
Telefoni "147" është për fëmijë dhe adoleshentë, që dëshirojnë të flasin me dikë rreth problemeve të tyre, çfarëdo lloji qofshin ato (në gjermanisht, frëngjisht, italisht). Mund të telefononi në situata krizash, por edhe në raste të çdo lloj vështirësie dhe shqetësimi tjetër. Specialistët janë në dispozicion 24 orë në ditë. Biseda mbahet sekret dhe është anonime. Është gjithashtu e mundur të bisedohet edhe përmes postës elektronike, SMS ose chat-it.
Në linjën e ndihmës për prindër (Elternnotruf), ekspertët këshillojnë prindër ose persona të tjerë për çështje të edukimit. Ata ndihmojnë, kur ndiheni të mbingarkuar lidhur me sjelljen me fëmijët, nëse ndiheni të rënduar shumë ose nëse keni merak për fëmijën tuaj apo një fëmijë tjetër. Ju mund të kërkoni ndihmë edhe në linjën e ndihmës për prindër, nëse keni frikë, që fëmija juaj ose një fëmijë tjetër mund të jetë viktimë e abuzimit psikologjik / fizik. Biseda mbahet sekret e, nëse dëshironi, edhe anonime. Është gjithashtu e mundur kontaktimi përmes postës elektronike. Linja e ndihmës për prindër nuk mund të ofrojë ndihmë për çështje mjekësore.
Shtëpia e Grave Aargau/Solothurn ofron këshillim dhe mbështetje gjatë 24 orëve të ditës për gratë, që preken nga dhuna në shtëpi. Edhe familjarët dhe profesionistët mund t'i drejtohen kësaj zyre. Biseda mbahet sekret e, nëse dëshironi, edhe anonime. Kontakti është i mundur edhe përmes e-mail-it. Informata të hollësishme mbi temën e dhunës në shtëpi, përfshirë edhe burra të prekur, dhe të dhënat për kontakt me qendra të tjera të ndihmës dhe këshillimit mund të gjenden në kapitullin "Partneriteti dhe Fëmijët Konfliktet" në faqen hallo-aargau.ch.