Sistemi i sigurimeve sociale

Banorët e Zvicrës janë të mbrojtur nga rreziqet e ndryshme përmes sigurimeve shoqërore. Sigurimet ndihmojnë nëse ndonjëri e humb punën, apo sëmurët. Ato ndihmojnë gjithashtu edhe familjet dhe njerëzit e moshuar.

Parimet

Sigurimet sociale financohen nga banorët e Zvicrës. Për këtë aplikohet parimi i solidaritetit: shumica e popullsisë paguan, ndërsa individë dhe grupe të caktuara marrin mbështetje. Sigurimet sociale janë kryesisht obligative. Kontributet tërhiqen drejtpërdrejt nga paga e punonjësve. Por edhe punëdhënësit, të vetëpunësuarit dhe personat e papunë japin kontribute financiare.

Shërbimet

Sigurimet shoqërore mbështesin njerëzit në kushte të caktuara jetësore. Ata Ato bëjnë pagesa ditore, pensione ose shtesa, dhe mbulojnë koston e sëmundjeve dhe aksidenteve. Sigurimet sociale janë të gjitha të rregulluara nga shteti.

Kur ka mbështeje?