Alkooli / duhani / droga

Kushdo që mbanë, konsumon apo shet drogë, bënë vepër penale. Për shitjen e alkoolit dhe duhanit ka kufinjë moshe.

Alkooli dhe duhani

Për shitjen e alkoolit dhe duhanit ka kufizim të moshës. Kështu në kantonin Aargau duhani dhe pijet alkoolike nuk guxojnë tu shiten fëmijëve dhe të rinjëve nën moshën 16 vjeçare. Për pije alkoolike të veçanta si spirituozet, kufiri qëndron te mosha 18 vjeçare.

Ndalimi i pirjes të duhanit

Ndalimi i pirjes të duhanit në Zvicër dallon nga kantoni në kanton. Kantoni i Aargaut mbështetet në ligjin federal për mbrojtjen e duhanpirësve pasiv dhe nuk njeh ligj tjetër të dhënë prej kantonit.

Ndalim i pirjes të duhanit vlen në:

  • Hapësira të mbyllura, të çasshme për publikun (spitale, administrata, shkolla, muze, kino, teatër, trena, autobusë, shitore, dhe qendra tregtare).
  • Hapësira, në të cilat shumë persona i kanë vendet e tyre të punës.

Se a është e lejuar pirja e duhanit në restoran, varet nga madhësia e restoranit. Në shumë restorane ka hapësira të veçanta për pirjen e duhanit.