Arsimimi profesional / Shkollat e mesme

Pas shkollës obligative, shumica e të rinjve vendosin të ndjekin një arsimim profesional. Ata që duan të studiojnë në një shkollë të lartë, zakonisht duhet të marrin një diplomë në një shkollë të mesme. Kjo është e mundur edhe në kuadër të një arsimimi profesional.

Domëthënia e arsimimit

Një arsimim i mirë dhe pozicioni në jetën profesionale kanë një rëndësi të madhe në Zvicër. Rezultatet në shkollën fillore janë shumë të rëndësishme për mundësitë e mëtejshme. Pas kohës së shkollës fillore, të rinjtë kanë shumë rrugë të hapura për të krijuar një pozicion të mirë në jetën profesionale (Sekundarstufe II). Pa më shumë arsimim, është e vështirë të gjeni një punë të mirë. Shërbimet këshilluese për arsimim dhe profesion në Aargau (ask!) këshillojnë të rinjtë dhe prindërit pa pagesë në çështje të arsimimit dhe aftësimit të mëtejshëm.

Arsimimi profesional bazë

Shumica e të rinjve vendosin të ndjekin një arsimim bazë profesional (Berufslehre) pas shkollës fillore. Në këtë lloj arsimimi, të rinjtë marrin aftësi praktike për profesionin duke punuar në një ndërmarrje dhe krahas kësaj mësojnë në një shkollë profesionale. Ka më shumë se 250 profesione që mund të zgjidhen. Ky arsimim zgjat prej 2 deri në 4 vjet. Të rinjtë duhet ta kërkojnë vetë në një ndërmarrje një vend ku e mësojnë profesionin. Kërkimi fillon në dy vitet e fundit të shkollës fillore. Shkolla i ndihmon të rinjtë, por ata gjithashtu duhet të mbështeten nga prindërit. Shërbimet e këshillimit për arsimimin dhe profesionin në Aargau (ask!) gjithashtu të rinjve iu bëjnë oferta të ndryshme dhe i këshillojnë pa pagesë. Të rinjtë që ndjekin një arsimim bazë profesional mund të fitojnë edhe një diplomë profesionale (Berufsmaturität), qoftë gjatë arsimit bazë profesional ose pas tij.

Shkollat e mesme

Shkollat e mesme (Mittelschulen) ofrojnë një arsimim në nivel të përgjithshëm. Këto shkolla përgatitin për arsimim akademik në universitete apo shkolla të larta (Fachhochschulen) profesionale. Bëhet dallimi midis shkollave të mesme që përfundojnë me diplomë të gjimnazit dhe atyre të cilat përfundojnë me një diplomë apo maturë profesionale. Maturiteti gjimnazor mundëson hyrjen në universitetet pa provim. Diploma apo matura profesionale mundëson hyrjen në shkolla të larta pa provim. Megjithatë, shkollat e larta janë gjithashtu të hapura edhe për persona që kanë diplomë gjimnazi dhe universitetet janë gjithashtu të hapura edhe për persona që kanë diplomë ose maturë profesionale (me provim pranues). Në varësi të kësaj, mund të kërkohen kushte shtesë.

Ofertat urëlidhëse

Të rinjtë nga mosha 16 deri në 21 vjeç, të cilët hyjnë në kantonin Aargau pas përfundimit të shkollimit të detyrueshëm, mund të marrin pjesë, sipas parakushteve të caktuara, në një ofertë urëlidhëse (Brückenangebot) nga shkolla kantonale për aftësimin profesional (Kantonale Schule für Berufsbildung, ksb). Synimi është hyrja në tregun e punës. Një ofertë urëlidhëse mbështet të rinjtë në gjetjen e një praktike apo vendi për mësuarjen e profesionit. Të interesuarit duhet të kontaktojnë shërbimin këshillues për arsimim dhe profesione në Aargau (ask!) ose në Zyrën Qendrore Udhërrëfyese (Anlaufstelle Wegweiser).