Orari i punës / ditët e festave

Në Zvicër shumica e shitoreve, janë të mbyllura të dielën. Përjashtim bëjnë shitoret në stacionet e trenit. Ditët festive janë të rregulluara me ligjet e kantonit

Ditët e festave

Pushimet festive janë të rregulluara me ligjin e punës dhe në aspektin ligjor trajtohen njësoj si ditët e diela. 1 gushti (Nationalfeiertag) në gjithë Zvicrën ligjërisht është ditë pushimi. Krahas kësaj, çdo kanton zyrtarisht mund t'i caktoj edhe tetë ditë tjera festive. Në kantonin Aargau festat janë të rregulluara sipas rretheve. Në çdo rreth ka nëntë festa zyrtare, pesë nga ato janë të njëjta në tërë kantonin. Këto pesë festa janë: Viti i ri (1 janar), Karfreitag (E Premtja para pashkëve), Ngritja në qiell (E Enjtja, 40 ditë pas të dielës të pashkëve), Festa Kombëtare (1. gusht), Krishtlindjet (25 dhjetor).

Orari i punës së shitoreve

Oraret e punës në shitore nëpër Kantone janë të ndryshme. Në kantonin Aargau nuk ka orar pune me rregullore shtetërore. Teorikisht secili mundet që nga e hëna deri të shtunën ta hap dhe ta mbyll shitorën, kur të dojë. Të shtunën mbyllen shumica e shitoreve më herët se gjatë javës. Të dielën shumica e shitoreve janë të mbyllura. Përjashtim bëjnë shitoret në stacionet e trenave, që normalisht janë të hapura 7 ditë në javë dhe në të shumtën e rasteve ato hapen më herët dhe mbyllen më vonë se të gjitha tjerat.

Oraret e punës së administratës publike

Administrata kantonale sipas rregullit prej të hënes deri të premtën nga ora 8.00 deri në orën 12.00 dhe nga ora 14.00 deri në 17.00 është e hapur. Disa zyra hapen pasdite nga 13.30 ose janë më gjatë tế arritshme me telefon. Orari i punës në administratat komunale është shumë i ndryshëm. Para së gjithash në komunat e vogla, orari i punës mund të jetë i kufizuar. Është e këshillueshme që në çdo rast, paraprakisht përmes internetit apo telefonit të njoftoheni se kur janë të hapura sportelet.