Hyrje në tregun e punës

Punësimi apo themelimi i një ndërmarrjeje varet nga përkatësia shtetërore dhe arësyeja e ardhjes së në Zvicër. Në secilin rast të punësuarit duhet të jenë të lajmëruar të sigurimet shoqërore dhe t’i paguajnë taksat.

Leja e punës

Çështja e lejës së punës zakonisht sqarohet në të njëjtën kohë me dhënien e lejes së qëndrimit (Aufenthaltsbewilligung). Në raste normale, personat me të drejtë qëndrimi në Zvicër mund të punojnë. Në varësi të shtetësisë dhe kohës së punës, punëdhënësi ose punëmarrësi e bëjnë kërkesën për leje. Në raste pasigurie, njëra nga organizatat e mëposhtëme mund të ndihmojë. Këto organizata gjithashtu i këshillojnë edhe personat që ende nuk jetojnë në Zvicër, por duan të punojnë këtu. Refugjatët e njohur (kartë identiteti B) dhe personat me status të pranuar përkohësisht, me ose pa statusin e refugjatit (kartë identiteti F), nga viti 2019 nuk kanë nevojë më për leje të veçantë. Megjithatë, fillimi dhe përfundimi i çdo punësimi duhet të njoftohet me një formular zyrtar të autoriteteve kantonale (Meldeverfahren). Përgjegjës është kantoni ku punon personi. Ky njoftim është falas. Azilkërkuesëve (me kartë identiteti N) edhe më tutje iu nevojitet leja e punës.

Ndërmarrja vetanake

Nëse dikush në Zvicër mund të themelojë Themelimi i një ndërmarrjeje private në Zvicër, varet nga shtetësia dhe leja e qëndrimit. Për personat nga vendet e BE/EFTA dhe për personat me leje qëndrimi C, themelimi i një ndërmarrjeje është më i lehtë. Enti për Migrim dhe Integrim i kantonit informon emigrantët nëse është e mundur të themelohet një ndërmarrje. Promovimi i vendndodhjes, i kantonit (Standortförderung, Aargau Services) mbështetë zbatimin praktik.

Puna në të zezë

Personi që punon dhe nuk është lajmëruar te sigurimet sociale, nuk ka leje pune ose nuk deklaron të ardhurat për tatimim, bën veprim të dënueshëm. Kjo quhet "punë në të zezë". Punë në të zezë ka pasoja ligjore për punëdhënësit dhe punonjësit. Përveç kësaj, punonjësit nuk janë të siguruar në rast të aksidenteve dhe nuk kanë asnjë sigurim pensional pleqërie. Nëse ndonjëri mendon se punëdhënësi i tij nuk e trajton në mënyrë korrekte, duhet të drejtohet në një këshillimore ligjore (Rechtsberatungsstelle) pa pagesë.

Të rinjtë

Të rinjtë parimisht lejohen të punojnë vetëm nga mosha 15 vjeçare. Për ta lejohet puna e lehtë në masë të vogël (p.sh. punë gjatë pushimeve). Prindërit dhe punëdhënësit duhet të kenë kujdes që të rinjtë të mos mbingarkohen. Për të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare zbatohen rregulla të veçanta të ligjit të punës.