Të qëndrosh sa më gjatë në shtëpi

Kush ka nevojë për ndihmë – në shtëpi apo rrugës – gjen shumë oferta në Kantonin Aargau. Për shembull sisteme për thirrje emergjente, shërbime Spitex ose përkrahje për punën e shtëpisë. Edhe shërbime transporti dhe vizitash janë të mundur. Nëse dikush nuk mundet të banojë më në shtëpi, është mundësia e strehimoreve të përkujdesjes. Shumë prej këtyre ofertave kushtojnë – ka raste, kur arkat e shëndetësisë (Krankenkasse) ose komuna ndihmojnë.

Siguria - Sisteme për thirrje emergjente

Me anë të një sistemi për thirrje emergjente ti mund të marrësh shpejt ndihmë, kur diçka ndodh. Ti mban një buton me vete, për shembull si byzylykë ose varëse. Nëse ti e shtyp butonin, ti lidhesh me një central emergjence. Atje ndihma organizohet menjëherë. Ka ofrues të ndryshëm. Ti mund të zgjedhësh vetë dhe i paguan kostot. Edhe Kryqi i Kuq në Aargau ofron një sistem të tillë për thirrje emergjente.

Spitex - Përkujdesje në shtëpi

Kur dikush është i sëmurë ose ka nevojë për përkujdesje, Spiteksi (Spitex) mund të ndihmojë. Tek Spitex punojnë profesionistë, që vijnë në shtëpi. Ata ndihmojnë gjatë përkujdesjes ose në punën e shtëpisë. Kjo ka dobi posaçërisht për persona të moshuar. Një pjesë e kostove merret përsipër nga sigurimi bazë. Ka shërbime publike Spitex si Lidhjen Spitex Aargau, por edhe shumë ofrues privatë.

Përkrahje në punën e shtëpisë dhe kujdestari në shtëpi

Në Kantonin Aargau ka organizata të ndryshme, që u ndihmojnë njerëzve në shtëpi. Ata vijnë për kohë të shkurtër apo të gjatë, sipas nevojës. Disa organizata ofrojnë edhe ndihmë gjatë natës. Kështu familjarët përkujdesës dhe mbështetës mund të pushojnë gjatë natës. Gjatë vizitës së parë të organizatës bisedohet së bashku, se cila mbështetje nevojitet. Në shumicën e rasteve, personi i përkujdesur i paguan kostot. Në disa raste ndihmojnë edhe sigurimi i invaliditetit nr. IV (Invalidenversicherung IV), sigurime shtesë, kontribute asistence ose pagesa plotësuese. Ju mund të bisedoni me mjekun ose mjeken familjare për këtë temë.

Ndihma në jetën e shtëpisë - Vakte, shërbime transporti, veprimtari administrative

Në moshë të shtyrë ose në probleme shëndetësore, detyrat e përditshme mund të bëhen të vështira. Në shumë komuna ka ndihmëse dhe ndihmës, që ndihmojnë ose vullnetarisht ose kundrejt pagesës. Këta persona sjellin vaktin e drekës, ju çojnë tek mjeku ose thjesht vijnë për të bërë muhabet ose për të bërë një lojë. Shërbime të tilla në shumicën e rasteve kushtojnë diçka. Disa arka shëndetësie me sigurim shtesë marrin përsipër një pjesë. Ju mund të pyesni tek komuna e banimit ose tek sigurimi.

Strehimorja e përkujdesjes

Kur dikush nuk është më në gjendje të jetojë në shtëpi, strehimorja e përkujdesjes është një mundësi. Atje personi merr përkujdesje, medikamente, kujdestari dhe një strehim. Këto shërbime kushtojnë diçka. Arka e shëndetësisë dhe komuna kompetente paguajnë një pjesë për përkujdesjen dhe kujdestarinë. Pjesën e mbetur – për shembull për dhomën ose kujdestari shtesë – personi duhet ta paguajë vetë. Edhe një pjesë e kostove të përkujdesjes duhet të hiqet nga personi vetë. Strehimorja e përkujdesjes mund të ndihmojë gjatë sqarimeve.

Nëse financat nuk mjaftojnë, mund të parashtrohet një kërkesë për pagesa plotësuese ose ndihmë sociale. Zyra e sigurimit shoqëror e komunës ndihmon në këto çështje. Ka rregulla të sakta, se kush ka të drejtë për të marrë këtë lloj ndihme.