TV / interneti / telefoni

Për internetin, telefonin dhe televizionin kabllor, ka shumë ofertues të ndryshëm. Ofertat ndryshojnë varësisht nga vendbanimi. Pothuajse të gjithë banorët duhet të paguajnë tarifa për radio dhe televizion.

Taksat për radio dhe televizion

Nëse në banesë keni një pajisje që mund të marrë programe radiofonike dhe televizive (po edhe një kompjuter gjithashtu me lidhje në internet), duhet të paguani taksa për radio dhe televizion. Me këtë taksë të ligjshme, mbështeten programet e Radios dhe Televizionit Publik Zviceran (SRG SSR) dhe stacione private radio - televizive. Kompania Serafe është përgjegjëse për mbledhjen e taksave. Personat që marrin ndihma shtesë (Ergänzungsleistungen) mund të jenë të liruar nga taksat.

Telefoni, interneit, televizioni kabllor

Për telefonin, internetin dhe televizionin kabllor, në Zvicër ka ofertues të ndryshëm. Disa prej tyre operojnë vetëm në disa rajone të caktuara. Varet nga vendndodhja dhe në disa raste, edhe nga shtëpia, se me cilën ofertë mund të shërrbehet. Vlenë të bëhët krahasimi, pasi shërbimet dhe çmimet ndryshojnë. Ata që dëshirojnë të instalojnë një antenë satelitore, duhet të bisedojnë për këtë me pronarin e banesës ose të pyesin fqinjët. Lidhjet e internetit në shtëpi janë zakonisht shumë të shpejta. Ka pak internetkafe, pasi pothuajse të gjitha shtëpitë kanë lidhje interneti.