Financat

Në moshë të tretë, shpesh edhe situata financiare ndryshon. Ai që nuk punon më, normalisht merr një pension. Në Zvicër ka sigurime të ndryshme dhe oferta të ndryshme përkrahjeje, që mundësojnë një siguri financiare për njerëzit e moshuar.

Zhdëmtimi për persona pa ndihmë

Persona, që rregullisht kanë nevojë për ndihmë në rutinën e përditshme, mund të marrin një përkrahje financiare nga sigurimi i invaliditetit (Invalidenversicherung IV). Kjo përkrahje quhet zhdëmtim për persona pa ndihmë (Hilflosenentschädigung). Përkrahja ndihmon, që personi të jetojë mundësisht i pavarur. Zhdëmtimi nuk varet nga të ardhurat dhe nga pasuria.

Shuma e zhdëmtimit për persona pa ndihmë varet nga grada e të qenit pa ndihmë - e lehtë, e mesme ose e rënde. Sigurimi i invaliditetit cakton gradën e të qenit pa ndihmë.

Ekziston një afat pritjeje prej një viti.

Ndihmat individuale financiare nga Pro Senectute Aargau

Për persona mbi 65 vjeç ka një përkrahje financiare nga Pro Senectute Aargau. Përkrahja mund të ndihmojë në kapërcimin e një ngushticë aktuale financiare. Për të bërë një kërkesë, vendbanimi i personit duhet të jetë në  Kantonin Aargau. Personat, që vijnë nga shtetet jashtë BE-së/EFTA-së, duhet të banojnë për pesë vjet pa ndërprerje në Zvicër. Për të parashtruar një kërkesë, personi duhet të shkojë tek zyra e konsultimit të Pro Senectute Aargau. Konsultimi është falas.

Paret nuk duhet të kthehen. Nuk ekziston një pretendim ligjor për ndihmën individuale financiare.

Zbritje për persona me të ardhura të ulëta

Cartons du Coeur - ndihma ushqimore në Kantonin Aargau

Ndihma ushqimore në Aargau furnizon me ushqime familje dhe persona individuale në Kantonin Aargau, që gjinden në ngushtica. Bëhet një marrje telefonike në pyetje për të kuptuar nevojën e një personi. Ndihmat janë pa pagesë. Sado ata nuk jepen afatgjatë, por vetëm janë dedikuar vetëm për situata krize.

Pro Senectute Aargau

Ofertat dhe shërbimet e Pro Senectute Aargau janë për persona mbi 60 vjeç. Nëse sikush për arsye financiare nuk është në gjendje t'i shfrytëzojë këto oferta, Pro Senectute Aargau jep zbritje.

Kryqi i Kuq i Zvicrës (SRK) i Kantonit Aargau

Kryqi i Kuq i Zvicrës (SRK) i Kantonit Aargau ofron shërbime të ndryshme me zbritje për persona me të ardhura të ulëta. Për shembull shërbimin e transportit të Kryqit të Kuq ose thirrjen emergjente të Kryqit të Kuq. Ka edhe shërbime të ndryshme lehtësuese, për shembull për të afërmit e personave me demencë. Ekziston gjithashtu një institucion përkujdesjeje ditore dhe një qendër ditore.

Tischlein deck dich

"Tischlein deck dich" mbledh dhe shpërndan ushqime të mbetura për njerëz në nevojë. Nëse dikush dëshiron të marrë ushqime, ai ka nevojë për një kartelë klienti. Kartelat e klientëve mund të merren në zyra të ndryshme profesionale dhe konsultimi. Në faqen e internetit të "Tischlein deck dich" mund të gjeni qendrën me të afërt të shpërndarjes së ushqimeve. Mund të lexoni gjithashtu se ku mund të merret karta e klientit.