Sigurimi i përgjegjësisë private

Çdo person i rritur duhet ta bëjë një sigurim privat të përgjegjësisë personale. Ky i merr përsipër shpenzimet, nëse dikujt padashje i shkaktohet dëm.

Përgjegjësia personale

Nëse lëndoni një person tjetër ose dëmtoni një send që i përket dikujt tjetër, ju jeni financiarisht përgjegjës. Kjo vlenë edhe nëse dëmi nuk është shkaktuar me dashje. Kostot mund të jenë shumë të larta. Për shembull, nëse lëndoni dikë gjatë skijimit, dëmi mund të arrijë në qindra mijëra franga.

Sigurimi i përgjegjësisë private

Për të mos hyrë në vështërësi financiare nëse ndodhë një dëm, nevojitet një sigurim i përgjegjësisë private (Privathaftpflichtversicherung). Ky sigurim ofrohet prej shumicës të sigurimeve private. Sigurimet private të përgjegjësisë personale shpesh mund të bëhen për të gjithë personat që jetojnë bashkë. Sigurimi nuk është i obligueshëm por patjetër sugjerohet.

Shërbimet e sigurimit

Sigurimi i përgjegjësisë personale mbulon dëmtimet pronësore dhe dëmtimet personale të shkaktuara nga një i siguruar te tjetri. Ky përfshin, për shembull, kostot e riparimit, shpenzimet mjekësore, kompensimin për humbjen e pagave ose kompensimin për dhimbjen. Sigurimi i përgjegjësisë personale mbulon gjithashtu dëmet e shkaktuara nga disa kafshë shtëpiake. Ky sigurim nuk zhdëmton nëse u shkaktoni dëm njerëzve që jetojnë në të njëjtën familje. Dëmi i shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë gjithashtu nuk mbulohet.