Përfshirja në shoqëri

Shumë të moshuar dëshirojnë të marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën shoqërore. Në Kantonin Aargau ka oferta të shumta, që mundësojnë takime, shkollime të mëtejshme dhe angazhime vullnetare. Kjo mund të ndihmojë të mbani kontakte sociale dhe të kontribuoni në shoqëri.

Kurse dhe aktivitete

Ka kurse dhe aktivitete të ndryshme për të moshuarit, por edhe për të gjitha grupmoshat e tjera. Komunat, organizatat e rajonit dhe institucione të tjera ofruese si Pro Senectute Aargau, Migros Klubschule ose shkollat e larta popullore ofrojnë këto kurse.

Kantoni Aargau mbështet oferta për migrante dhe migrantë në fushën "Integrimi social dhe përfshirja në shoqëri". Ofertat janë të hapura për të gjitha grupmoshat.

Të aktivizohesh vullnetarisht

Shumë të moshuar punojnë vullnetarisht nëpër shoqata ose organizata dhe projekte të tjera. Nëse dikush ka interes për një aktivitet të tillë, ai mund t'i drejtohet drejtpërsëdrejti shoqatave dhe organizatave të komunës së banimit apo të rajonit. Zyra profesionale benevol mbështet dhe lidh kontakte për veprimtari vullnetare në gjithë Kantonin Aargau.

Vetmia

Mund të ndodhë, që dikush ndihet i vetmuar ose ka ndjenjën, që nuk është më në gjendje të përfshihet në shoqëri. Në situata të tilla ka rëndësi të kërkosh ndihmë. Ka zyra anonime konsultimi, ku mund të marrësh mbështetje pa pagesë. Edhe mjekja apo mjeku familjar mund të ndihmojë më tej.