Të jetosh me pak para

Jeta në Zvicër është relativisht e shtrenjtë. Prandaj, mund të jetë e vlefshme për të blerë disa artikuj të përdorur. Kush është në vështirësi për para, mund të blejë lirë në shitore veçanta.

Artikujt e përdorur

Në Zvicër ka shumë shitore me mallëra të përdorura (Brockenhäuser). Atje, artikujt e përdorur mund të blihen me një çmim shumë të arsyeshëm. Në tregje të veçanta, edhe individë privat ofrojnë gjëra të përdorura. Disa shembuj janë tregjet - pazaret, tregjet e rrobave, tregjet e skive, dhe kështu me radhë. Edhe portalet në internet janë gjithashtu shumë të pëlqyera për blerjen dhe shitjen e artikujve të përdorur.

Tregu i Caritasit

Njerëzit me pak para mund të blejnë ushqime dhe produkte për nevojat e përditshme në shitoret e Caritasit (Caritas Markt) me çmime shumë të favorshme. Për këtë, kërkohet një kartelë e veçantë, e cila duhet kërkuar në Caritas. Caritasi informon dhe verifikon të drejtën për ta marrë këtë kartelë. Në rajon, ka një shitore në Baden dhe një në Olten. Në Aarau, gjithashtu ka një shitore Caritasi me rroba të përdorura. Për të blerë atje, nuk kërkohet kartelë e veçantë.